Dukagjini i Klinës në histori, në elitën e hendbollit

Hendboll

Dukagjini i Klinës në histori, në elitën e hendbollit

Më: 21 prill 2019 Në ora: 19:35
Dukagjini i Klinës në histori, në elitën e hendbollit

KH Dukagjini i Klinës (meshkutj) zyrtarisht është pjesë e Superligës. Klubi i hendbollit Dukagjini edhe pse një ekip i ri i cili u formua në vitin 2016, për 3 vite arriti të siguroj Superligën. Dukagjini nën menaxhimin e Binak Gashit dhe kryetrajnerit Jeton Bojaj pas një pune të palodhshme 3-vjeçare arritën që hendbollin ta bëjnë një ndër sportet me të dashura për të rinjtë në Klinë.

Vlen të theksohet se në radhët e saj ka të gjithë lojtarët vendas me një moshë shumë të re. Me punën dhe disiplinën në klub sot edhe pse kanë mbetur edhe 3 lojë të pa zhvilluara KH Dukagjini siguron pikët për të qenë pjesë e elitë, pasi arriti ta mposhtë KH Llapit me rezultat 36:33.

KH Dukagjini falënderon të gjithë për mbështetje dhe bën thirrje nga të gjithë dashamirët e sportit që t’i mbështesin këta të rinj kaq të talentuar dhe që premtojnë shumë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat