Gjysmëfinale evropiane për çiftin Vitaku

Hendboll

Gjysmëfinale evropiane për çiftin Vitaku

Më: 30 prill 2019 Në ora: 11:28
Gjysmëfinale evropiane për çiftin Vitaku

Niveli i ndeshjeve evropiane për të cilat delegohen anëtarët e Federatës së Hendbollit të Kosovës, po shkon duke u rritur. FHK-ja, përkatësisht Kosova, po prezentohet vazhdimisht në Kupa Evropiane në hendboll me gjyqtarë e delegatë. Në fundjavë, çifti i gjyqtarëve Erdoan e Arsim Vitaku kanë drejtuar ndeshje gjysmëfinale të Kupave Evropiane. Bëhet fjalë për ndeshjen gjysmëfinale të Kupës Sfiduese (Challenge Cup) për hendbollistë në mes të CSM Bucuresti me HC Neva SPb të Rusisë. Ndeshja u luajt në Bukuresht të Rumanisë para afro 5000 shikuesve dhe u fitua nga skuadra vendase me rezultat 25:20. Bucuresti kishte fituar edhe ndeshjen në Rusi dhe kështu kaloi në finale të Kupës Sfiduese ku takohet me AM Madeira të Portugalisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat