Suzana zotohet për Istogun: Nuk do të lejojmë befasi!

Hendboll

Suzana zotohet për Istogun: Nuk do të lejojmë befasi!

Nga: Kemajl Goca Më: 3 maj 2019 Në ora: 12:36
Suzana zotohet për Istogun: Nuk do të lejojmë befasi!

Për dy ditë rresht kryeqyteti i Kosovës do të jetë nën ethet e gjysmëfinaleve dhe finaleve të Kupës së Kosovës në hendboll (meshkujt e femrat). Në ditën e shtunë (me 4 maj) do të luhen ndeshjet e gjysmëfinales së Kupës së Kosovës në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë. Ndeshja e parë luhet në orën 13.00 mes Trepçës dhe Prishtinës (meshkujt), kurse në orën 15.00 ndeshen fituesi i kupës së vjetme Istogu dhe Shqiponja kampione në fuqi (femrat).

Image

Suzana Ujkiq

Në orën 17.00 përballen Vushtrria-Prishtina (femrat) dhe në orën 19.00 Kastrioti dhe fituesi i Kupës së vjetme Besa Famgas (meshkujt). Tetë ekipe janë në emocione, secila pretendon trofeun e çmueshëm. Hendbollistja prej më të mirave në vendin tonë, Suzana Ukiq, beson e shpreson se me Istogun do të kualifikohen në finalen e madhe. Ajo zotohet se do të jap maksimumin dhe është e bindur se kanë ekipin më cilësor se Shqiponja. “Unë premtoj angazhim maksimal. Jemi përgatitë dhe kemi punuar shumë për turneun e Final Four-it. Mendoj që kemi skuadër kualitative dhe unë kam shumë besim që kemi me u kualifikuar në finale.

Ne në çdo ndeshje përgatitemi në mënyrë të veçantë, për neve është e rëndësishme me u kualifikuar në finale, pastaj në finale i presim detyrat e reja nga trajneri. Ambiciet tona janë me ruajt trofeun që e kemi fituar vitin e kaluar, presim edhe përkrahjen e qytetit dhe gjithë qytetarëve të Istogu. Normalisht të gjitha skuadrat i kanë synimet e veta edhe do të tentojnë t’i shfrytëzojnë rastet dhe mundësitë që i kanë.

Gjysmëfinalja dhe finalja mund të jenë të paparashikueshme por ne kemi menduar për gjithçka. Nuk do të lejojmë befasi. Kam shumë besim në bashkëlojtaret e mija që ne do të dalim faqebardhë nga Pallati i Rinisë dhe Sporteve”, thotë Ujkiq për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Gjysmëfinalja e Kupës së Kosovës
Femrat 
E shtunë

Istogu-Shqiponja    15.00
Vushtrria-Prishtina    17.00

Meshkujt
E shtunë

Trepça-Prishtina        13.00
Kastrioti-Besa Famgas        19.00

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat