Eliminohet Prishtina! Në finale Vushtrria-Istogu

Hendboll

Eliminohet Prishtina! Në finale Vushtrria-Istogu

Nga: K. G. Më: 4 maj 2019 Në ora: 18:39
Eliminohet Prishtina! Në finale Vushtrria-Istogu

Prishtina eliminohet nga garat e Kupës së Kosovës. Prishtinaset mposhten me rezultat 23:19 (12:10) nga Vushtrria, në ndeshjen gjysmëfinale që u zhvillua në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë.

Trajneri i Vushtrrisë, Arben Parduzi është i lumtur që u kualifikuan dhe mendon për finalen që luhet nesër në orën 16.30 kundër Istogut, në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në kryeqytet.

Hendbollistja Albulena Kelmendi është më e merituara për fitoren e vushtrriasve, e cila realizoi 11 gola, kurse Aida Stagova realizoi 8 gola por të pamjaftueshme për Prishtinën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat