KH Kastrioti ia kthen namin hendbollit ferizajas!

Hendboll

KH Kastrioti ia kthen namin hendbollit ferizajas!

Më: 7 maj 2019 Në ora: 15:52
KH Kastrioti ia kthen namin hendbollit ferizajas!

Djelmoshat e hendbollit ferizajas bashkë me drejtuesit e klubit Kastrioti që bënë krenar gjithë qytetin dhe dashamirët e këtij sporti duke i rikthyer kupën e Republikës së Kosovës, u pritën sot nga i pari i Ferizajt, Agim Aliu shoqëruar edhe nga drejtorja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Xhemile Murati Shabani. Aliu tha se është ky klub që ka kthyer shpresën e sportit ferizajas, duke e rikthyer sërish kupën e Kosovës. Kastrioti, emblema e sportit ferizajas, mbrëmjen e së dielës mundi Prishtinën, duke u rikthyer pas 10 vitesh, në krye të hendbollit të Kosovës. 
Edhe drejtuesit e klubit shprehën falënderimin për mbështetjen në çdo hap të këtij rrugëtimi nga institucioni i Komunës dhe vet kryetari i Komunës. 
Lulzim Abazi, kryetar i KH Kastriotit tha se rezultati i së dielës është manifestim i angazhimit dhe përpjekjes së pandalshme të kreut të klubit dhe vet lojtarëve për t’i rikthyer namin e dikurshëm klubit ikonik të hendbollit “Kastrioti”. Ai njoftoi të parin e Ferizajt, me gjithë rrjedhën e angazhimeve në klub, investimet e kryera, përforcimet por edhe sfidat me të cilat ballafaqohet klubi. Mirënjohje të veçantë për angazhimin e tij në drejtim të forcimit të këtij klubi, këta të fundit i rezervuan Aliut i cili me gjithë administratën e tij ka ndihmuar gjatë gjithë procesit të riorganizimit të klubit, mbështetjes financiare dhe ndihmesës teknike në realizimin e objektivave që derivojnë sukseset e klubit.

I pari i Ferizajt tha se edhe gjatë gjithë vitit 2019, mbështetja për KH “Kastriotin”, sportin elitar ferizajas, nuk do të mungoj, madje do të gjenden mundësi që kjo mbështetje të rritet edhe më shumë. Ai përmendi edhe investimet që po kryen qeverisja lokale në drejtim të përmirësimit të infrastrukturës sportive dhe krijimit të hapësirave të reja sportive në fshatra dhe qytet. 
Kupa e Kampionit të Kosovës në hendboll, si në asnjë vend tjetër, ka hijeshinë e vendosjes në vitrinën e sukseseve dekadëshe të KH “Kastrioti” në Ferizajn – kryeqytetin e sportit dhe talentëve që çdo ditë lartësojnë vlerat tona sportive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat