Kameri: I jemi kthyer punës

Hendboll

Kameri: I jemi kthyer punës

Më: 8 maj 2019 Në ora: 11:05
Kameri: I jemi kthyer punës

Hendbollistja më e mirë në Kosovë, Elma Kameri, ka udhëhequr Istogun drejt Kupës së dytë rresht të Republikës së Kosovës. Reprezentuesja e Kosovës në verë pritet të largohet nga hendbolli kosovar për të vazhduar jetën dhe karrierën në një vend evropian, por ka një mision para se të largohet. Ajo dëshiron që të shkruajë histori duke fituar me Istogun edhe titullin e kampionit. Istogu është në pritje të titullit të parë. Plejofi në Superligën e hendbollisteve nis në fundjavë.
“Në gjysmëfinale dhe finale të Kupës kemi dëshmuar që jemi skuadra më cilësore në vend. Kupën e kemi fituar me plot meritë, por nuk kemi shumë kohë për të festuar atë. I jemi kthyer punës që të përgatitemi për ndeshjet e plejofit. Pas dy Kupave është koha që me Istogun të fitojmë edhe titullin e parë të kampionit. Ky në një mënyrë është mision i imi para se të largohem nga hendbolli kosovar. Dua të largohem si kampione e vërtetë”, ka thënë Elma Kameri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat