Motrat shqiptare nga Mali i Zi përqafen e festojnë në Prishtinë 

Hendboll

Motrat shqiptare nga Mali i Zi përqafen e festojnë në Prishtinë 

Nga: Kemajl Goca Më: 8 maj 2019 Në ora: 12:11
Motrat shqiptare nga Mali i Zi përqafen e festojnë në Prishtinë 

Motrat shqiptare patën me shumë se një arsye që të festojnë në kryeqytetin e Kosovës.  Istogu fiton Kupën e Kosovës në hendboll!

Ndër me të merituarat pa dyshim është edhe Suzana Ujkiq (me 7 gola në finale). Suzana dhe Dijana janë motra dhe vijnë nga Tuzi i Malit të Zi. Dijana është hendbollistja më e mirë shqiptare, anëtare e kombëtares së Malit të ZI dhe nga kampioni malazez Buduçnosti i Podgoricës vazhdon karrierën në Rumani, në klubin  Kishnadja. Por Dijana me babain e saj Gjokën erdhën që ta përkrahin Suzanën  në ndeshjen finale!

 Siç shihet në foto, Dijana është me bluz të bardhë dhe nga gëzimi i madh përqaf të motrën, duke uruar për suksesin e madh dhe festuan në Prishtinë! Istogu e mposhti me rezultat 37:24 Vushtrrinë, në finalen që u luajt në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë. Krejt në fund, Suzana është më e madhe për nga mosha se Dijana.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat