Vushtrria barazon, Vëllaznimi në plejof

Hendboll

Vushtrria barazon, Vëllaznimi në plejof

Më: 10 maj 2019 Në ora: 10:19
Vushtrria barazon, Vëllaznimi në plejof

Vushtrria barazon, Vëllaznimi në plejofFund interesant ka patur stinori i rregullt në Superligën A të Kosovës në hendboll (meshkujt). Të enjten në ndeshjen e fundit të stinorit, Vushtrria ka barazuar me Prishtinën me rezultatin 34:34. Pas pjesës së parë rezultati ishte 15:15. 
Prishtina shumë më herët e ka siguruar pozitën e tretë për plejof, ndërsa Vushtrria ishte në garë për vendin e katërt dhe të fundit që dërgon në plejof. Vushtrria ka përfunduar me 22 pikë, sa i ka edhe Vëllaznimi. Por për shkak të bilancit më të mirë në ndeshje të ndërsjella, Vëllaznimi renditet i katërti, ndërsa Vushtrria e pesta. Kështu garën në plejof e vazhdon Vëllaznimi. 
Vëllaznimi në gjysmëfinale të plejofit do të takohet me Besa Famgasin, që ka mbyllur stinorin e rregullt në vend të parë.

Në gjysmëfinalen tjetër takohen Kastrioti e Prishtina. Në finale kalojnë skuadrat që shënojnë dy fitore apo një fitore e një barazim. Ndeshjet e para luhen në Pejë e Ferizaj, ndërsa në këto qytete luhen edhe ndeshjet e treta eventuale, nëse rezultati pas dy ndeshjeve është 1:1.

Vushtrria – Prishtina 34:34 (15:15)

Vushtrria: Mikullovci, Ibishi, Melenica, A. Karaqa 2, Musa 5, Shabani 7, Neziri 4, Sadiku, Ademi 3, Jashari, M. Jahari 3, Gubetini 10, Emini, Krasniqi, Lahu

Prishtina: Agushi, Beqiraj, Krasniqi 5, Basholli 7, Abazi 5, Bajqinovci 2, Visoka 3, Hoxha, Shahini 2, Gjuka 6, Kastrati 4, Fetahu, Beshiri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat