Fundjava me plot ndeshje të ligave të pionierëve

Hendboll

Fundjava me plot ndeshje të ligave të pionierëve

Më: 10 maj 2019 Në ora: 14:25
Fundjava me plot ndeshje të ligave të pionierëve

Pos ndeshjeve të plejofit në Superligën e hendbollistëve dhe atë të hendbollisteve, në fundjavë vazhdon gara edhe në Ligën e pionierëve dhe pioniereve. Do të ketë plot ndeshje të këtyre grupmoshave të reja, të cilave Federata jonë u kushton rëndësi. Kështu të shtunën në Prishtinë luhen ndeshjet e grupit A të ligës së pioniorëve.

Të dielen grupi B luan në Drenas, ndërsa grupi C në Gjakovë. Pionieret luajnë të dielen. Grupi A ndeshjet i zhvillon në Ferizaj, grupi B në Vushtrri, ndërsa grupi C në Deçan. Më poshtë paraqesim orarin e ndeshjeve të fundjavës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat