Në Ferizaj pritet lojë e fortë

Hendboll

Në Ferizaj pritet lojë e fortë

Më: 10 maj 2019 Në ora: 16:03
Në Ferizaj pritet lojë e fortë

Pas përfundimit interesant të stinorit në Superligën A për hendbollistë, ka ardhur koha për ndeshjet e fazës përfundimtare të kampionatit, përkatësisht plejofit. Të dy ndeshjet e para gjysmëfinale luhen të shtunën (nesër).

Kështu Besa Famgas e pret në Pejë skuadrën e Vëllaznimit nga ora 17:00. Kampioni aktual, Besa e ka përfunduar stinorin e rregullt në vend të parë, ndërsa Vëllaznimi në vend të katërt. Besa vlerësohet favorit i madh në këtë gjysmëfinale.

Gjysmëfinalja tjetër zhvillohet mes Kastriotit të Ferizajt dhe Prishtinës. Këto dy skuadra u takuan të dielen edhe në finale të Kupës, ndërsa në një ndeshje të fortë e dramatike fitore me një gol dallim shënoi Kastrioti. Ndeshja e parë e plejofit mes Kastriotit e Prishtinës luhet të shtunën nga ora 19:00, në  Ferizaj.

Ndeshjet e dyta luhen në Gjakovë e Prishtinë, ndërsa ndeshjet e treta eventuale prap në Pejë e Ferizaj. Skuadra që shënon dy fitore, apo një fitore e një barazim kalon në finale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat