Vushtrria ka shënuar fitore të re ndaj Prishtinës, këtë herë në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së play off-it në Superligën e femrave.
Ndeshja e luajtur të shtunën në Vushtrri ka përfunduar me rezultat 26:19 për skuadrën vendase. Pas pjesës së parë rezultat ishte 12:11.
Vushtrria ka përfunduar stinorin e rregullt në vend të dytë, ndërsa Prishtina në të tretin.
Kelmendi me 8 gola ishte më efikasja te Vushtrria të shtunën.
Te Prishtina 5 herë realizoi A. Stagova.
Ndeshja e dytë luhet në mesjavë në Prishtinë.