Istogu ashtu siç pritej

Hendboll

Istogu ashtu siç pritej

Më: 12 maj 2019 Në ora: 13:50
Istogu ashtu siç pritej

Istogu është një fitore apo një barazim larg finales së plejofit në Superligën e hendbollisteve. Në Pejë, Istogu e ka mposhtur Shqiponjën e Gjakovës me rezultat 35:26 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të plejofit. 16:10 ishte rezultati pas pjesës së parë. E. Kameri ishte më efikasja te Istogu me 9 gola, ndërsa nga 10 te Shqiponja i shënuan Sh. Mehmeti e A. Nivokazi. 
Istogu para një jave fitoi Kupën e Kosovës, kurse stinorin e rregullt e ka përfunduar në vendin e parë. Shqiponja, që është kampion aktual, e ka përfunduar stinorin e rregullt në vend të katërt. Ndeshja e dytë luhet në mesjavë në Gjakovë.

Istogu – Shqiponja 35:26 (16:10)

Istogu: Kameri 9, Gashi 1, Shtri, Muratoviq 8, L. Zogaj, P. Zogaj, Rugova 7, Shehdadi, F. Rexhaj 1, Halitaj, D. Rexhaj, V. Rexhaj, Ahmetxhekaj, Ferati 5, Krasniqi 4, Berisha.

Shqiponja: F. Ferizi, L. Ferizi 2, Goqi 1, Mehmeti 10, Nivokazi 10, Berisha 3, E. Goqi, E. Ferizi, Nuzaj, Quni, Dobruna 1, Dedaj, Rexhepi, Knushi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat