Besa skuadra më e suksesshme pas pavarësimit, Kastrioti me lavdinë e të kaluarës

Hendboll

Besa skuadra më e suksesshme pas pavarësimit, Kastrioti me lavdinë e të kaluarës

Më: 21 maj 2019 Në ora: 15:26
Ilustrim

Po i afrohemi fundit të një edicioni interesant dhe me rivalitet në kampionatin e Kosovës në hendboll.

 Në finale të garave shtesë (plejofit) prej të mërkurës takohen Besa Famgas e Pejës dhe Kastrioti i Ferizajt. Bëhet fjalë për dy klubet më të mira të këtij edicioni, por poashtu për klube që kanë rëndësi të madhe në historinë e hendbollit kosovar.

Kampionati i Kosovës (meshkujt) ka histori të gjatë e të lavdishme. Kampionati i parë është zhvilluar në vitet 1954-, kurse titullin e fitoi Normalisti i Prishtinës. Normalisti ka dominuar në vitet e para e më pas titulli ka shkuar edhe në qendrat tjera. Në momente të lavdishme për hendbollin kosovar, skuadrat më të mëdha si Borci i Ferizajt, Trepça e Mitrovicës, Bozhuri i Gjilanit e ndonjë tjetër kanë luajtur në nivele më të larta të ish-Jugosllavisë. Pra nuk kanë luajtur në kampionatin e Kosovës.

Kampionati i Kosovës ka mbledhur ekipet më të mira të vendit prej pavarësimit të sportit kosovar. Pas pavarësimit skuadra më e suksesshme është ajo pejane, Besa, tani e njohur si Besa Famgas. Kampionatin e parë të pavarur e ka fituar Kastrioti i Ferizaj (199192), klub ky që dikur njihej si Borci. Kastrioti ka fituar titullin edhe në vitin 1993, 2000, 2010 e 2011.

Pas pavarësimit shumë më tepër tituj të kampionit ka klubi pejan, Besa Famgas që ka dominuar thuajse plotësisht. Besa ka fituar pesë titujt e fundit, kurse kampion ishte edhe në vitin 2012. Gajshtë tituj rresht i kishte prej vitit 2002 deri në vitin 2007. Para luftës Besa fitoi kampionatin në vitin 1997 e 1996.

 Kampionët e deritashëm të Kosovës në hendboll:

2017/18

Besa Famgas

Pejë

2016/17   

Besa Famiglia

Pejë

2015/16

BESA Famiglia 

Pejë

2014/15

BESA Famiglia 

Pejë

2013/14

BESA Famiglia 

Pejë

 

2012/13

Prishtina

Prishtinë

 

2011/12

BESA Famiglia 

Pejë

 

2010/11

Kastrioti

Ferizaj

 

2009/10

Kastrioti

Ferizaj

 

2008/09

Prishtina

Prishtinë

 

2007/08

Prishtina

Prishtinë

 

2006/07

BESA Famiglia 

Pejë

 

2005/06

BESA Famiglia 

Pejë

 

2004/05

BESA Famiglia 

Pejë

 

2003/04

BESA

Pejë

 

2002/03

BESA 

Pejë

 

2001/02

BESA 

Pejë

 

2000/01

Trepça

Mitrovicë

 

1999/00

Kastrioti

Ferizaj

 

1998/99

     /

 

Kampionati nuk u zhvillua për shkak të luftës

1997/98

Drita (kampion vjeshtorë)

Gjilan 

Kampionati u ndërpre për shkak të luftës 

1996/97

BESA

Pejë

 

1995/96

BESA 

Pejë

 

1994/95

Prishtina

Prishtinë

 

1993/94

Trepça

Mitrovicë

 

1992/93

Kastrioti

Ferizaj

 

1991/92

Kastrioti

Ferizaj 

 

1990/91

Buduçnosti

Pejë

 

1989/90

Trepça

Mitrovicë

 

1988/89

Prishtina 

Prishtinë

 

1987/88

Vëllaznimi

Gjakovë

 

1986/87

Kosova 

Vushtrri

 

1985/86

Bozhuri

Gjilan 

 

1984/85

Vëllaznimi

Gjakovë

 

1983/84

Bozhuri

Gjilan 

 

1982/83

Vëllaznimi

Gjakovë

 

1981/82

Kosova 

Vushtrri

 

1980/81

KNI Ramiz Sadiku 

Prishtinë

 

1979/80

Deçani

Deçan

 

1978/79

Vëllaznimi

Gjakovë

 

1977/78

Samadrexha 

Samadrexhë

 

1976/77

Vëllaznimi

Gjakovë

 

1975/76

Prishtina

Prishtinë

 

1974/75

Trepça

Mitrovicë

 

1973/74

Bozhuri

Gjilan 

 

1972/73

Bozhuri

Gjilan 

 

1971/72

Obiliqi

Obiliq

 

1970/71

Vëllaznimi

Gjakovë

 

1969/70

Drenica 

Gllogoc

  

1968/69

Vëllaznimi

Gjakovë

 

1967/68

Trepça

Mitrovicë

 

1966/67

Bozhuri

Gjilan 

 

1965/66

Obiliqi

Obiliq

 

1964/65

Kosova 

Prishtinë

  

1963/62

Prizreni

Prizren

 

1962/63

Vëllaznimi

Gjakovë

 

1961/62

Vëllaznimi

Gjakovë

 

1960/61

Buduçnosti

Pejë

 

1959/60

Normalisti

Prishtinë

 

1958/59

Normalisti

Prishtinë

 

1957/58

Normalisti

Prishtinë

 

1956/57

Normalisti

Prishtinë

 

1955/56

Normalisti

Prishtinë

 

1954/55

Normalisti

Prishtinë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat