Muhaxheri: Do të luftojmë - Bota Sot
Muhaxheri: Do të luftojmë

Hendboll

Muhaxheri: Do të luftojmë

Më: 21 maj 2019 Në ora: 19:46
Muhaxheri: Do të luftojmë

Trajneri i kombëtares U21 të Kosovës në hendboll, Fatmir Muhaxheri ka komentuar shortin për kampionatin botëror të juniorëve, që është hedhur të martën. Botërori mbahet në Vigo e Pontevedra të Spanjës prej 16 deri më 28 korrik, kurse Kosova fillimisht do të luajë në Grupin C së bashku me Portugalinë, Kroacinë, Hungarinë, Brazilin e Bahrejnin.

“Grupi është i fortë, por në kampionate botërore nuk ka ekipe të lehta. Mendoj që do të përgatitemi mirë, ndërsa planin e përgatitjeve e kemi bërë tashmë. Përgatitjet fizike planifikojmë t’i fillojmë më 18 qershor dhe ato do të zgjasin deri më 26 qershor. Djemtë më pas do të kenë dy ditë pushim, para se të vazhdojmë me fazën e dytë. Faza e dytë përfundon më 3 korrik e më pas planifikojmë që fazën përfundimtare ta zhvillojmë jashtë vendit, ku do të kemi edhe ndeshje përgatitore”, ka theksuar Muhaxheri.Ai është optimist se Kosova do të jetë plotësisht e gatshme për botëror.

“Kundërshtarët në grup janë mjaftë të fortë. Kemi më shumë informata për Kroacinë, Hungarinë e Portugalinë.  Do të luftojmë, do të japim më të mirën të mundshme, por nuk mund të presim që të jemi të parët në grup. Synojmë të fitojmë ndeshje në grup dhe të jemi në mesin e 16 më të mirëve. Gjithsesi do të paraqitemi denjësisht në secilën ndeshje, por kjo është e pamundur pa punë kolektive të të gjithëve”, ka shtuar Fatmir Muhaxheri që ka udhëhequr këtë gjeneratë drejt suksesit historik.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...