Ramadani: Jemi në garë për titull

Hendboll

Ramadani: Jemi në garë për titull

Më: 24 maj 2019 Në ora: 10:59
Ramadani: Jemi në garë për titull

Kastrioti i Ferizajt është shfaqur fuqishëm të mërkurën në Pejë, por e ka humbur me rezultat 16:15 ndeshjen e parë finale të plejofit kundër Besa Famgas. Ndeshja e dytë luhet të shtunën nga ora 18:00 në Ferizaj, ndërsa në skuadrën ferizajase janë të bindur në sukses. Kastriotit i duhet fitorja për të barazuar rezultatin në 1:1 dhe kështu të sigurojë ndeshjen e tretë që do të zhvillohej në mesjavë në Pejë. Kastrioti ka fituar Kupën e Kosovës, por po e kërkon edhe titullin e kapitenit. 
Edhe të shtunën në Ferizaj pritet ndeshje shumë e fortë në mbrojtje. Kapiteni i Kastriotit, Rron Ramadani ka ftuar tifozët që të përkrahin skuadrën e zemrës.
“Ne humbëm betejën, por jo luftën. Jemi në garë për titull, ndërsa sa i përket ndeshjes së dytë që luhet të shtunën në Ferizaj, jemi të përgatitur dhe të motivuar për fitore. Ftojë të gjithë hendbolldashësit, tifozët, që të shtunën të jenë në numër sa më të mëdha në përkrahje të klubit të tyre të zemrës”, ka theksuar Rron Ramadani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat