Istogu kampion për herë të parë - Bota Sot
Istogu kampion për herë të parë

Hendboll

Istogu kampion për herë të parë

Më: 25 maj 2019 Në ora: 22:17
Istogu

Istogu është kampion i Kosovës në hendboll në konkurrencën e femrave për edicionin 2018\19. Istogu titullin e parë në histori të klubit e ka siguruar të shtunën në palestrën “Jeton Tërstena – Tota” në Vushtrri. Istogu e mposhti Vushtrrinë vendase me rezultat 28:26, në një ndeshje të fortë e dramatike. Për Istogun ishte kjo fitorja e dytë në finale të plejofit dhe kështu Istogut iu dorëzua Kupa e kampionit. Kupën kapitenes së Istogut, Albina Rugova, ia dorëzoi presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini.

Istogu javë më parë fitoi edhe Kupën e Kosovës, ndërsa të shtunën është konfirmuar si skuadra më e mirë e këtij edicioni në hendbollin kosovar. Skuadra istogase kishte fituar kupën edhe para një viti, ndërsa tani i ka dhënë fund edhe pritjes për titull të kampionit.

Istogu të mërkurën në Pejë kishte fituar bindshëm ndaj Vushtrrisë, por të shtunën ndeshja ishte më e fortë. Vushtrriaset u mbajtën deri në fund, ndërsa pas pjesës së parë ishin në epërsi me rezultat 13:12. Por në minutat e fundit vendaset dështuan në disa aksione e në anën tjetër realizuan lojtaret istogase, për të shënuar fitoren përfundimtare të edicionit.E. Kameri me 8 gola ishte më efikasja te Istogu, ndërsa 7 i realizoi S. Ujkiq. U dallua edhe portierja A. Shehdadi me shumë pritje vendimtare.
Te Vushtrria prap në nivel të lartë ishte portierja Nj. Kelmendi, ndërsa më efikasja ishte A. Kelmendi me 8 gola.
Istogu kishte mbyllur stinorin e rregullt në vend të parë, ndërsa në gjysmëfinale të plejofit ka eliminuar Shqiponjën. Vushtrria e vendit të dytë në gjysmëfinale kishte eliminuar Prishtinën. 
Ndeshja përfundimtare u luajt para afro 600 shikuesve.

Vushtrria – Istogu 26:28 (13:12)

Vushtrria: Nj. Kelmendi, B. Gubetini, Shala, Avdiu 2, Rama 5, Zymberi 2, Preniqi, Mehmeti, Paci 1, A. Kelmendi 8, Rrahmani, R. Gubetini, Selaci, Kasumi 4, Tahiri 4, Sfarqa

Istogu: Shehdadi, Ujkiq 7, Kameri 8, Gashi, Shatri, Muratoviq 4, Zogaj, Rugova 4, F. Rexhaj, Halitaj, V. Rexhaj, D. Rexhaj, Ahmetxhekaj, Ferataj 4, Berisha, Krasniqi 1 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...