Rama: Na kushtuan lëndimet

Hendboll

Rama: Na kushtuan lëndimet

Më: 28 maj 2019 Në ora: 10:59
Rama: Na kushtuan lëndimet

Burneta Rama ka udhëhequr sulmin e Vushtrrisë në ndeshjen e dytë të finales së plejofit ndaj Istogut. Istogu fitoi ndeshjen dhe siguroi titullin e parë, por Vushtrria u paraqit fuqishëm poashtu dhe luftoi deri në fund. Skuadra vushtrriase u paraqit në dy finalet e mëdha që gjithsesi është sukses. Burneta Rama ka munguar thuajse tërë edicionin me lëndim të gjurit, ndërsa është kthyer vetëm në fund.

Mungesa e një lojtare cilësore dhe me përvojë është ndjerë në lojën e Vushtrrisë. 
"Synimet kanë qenë titulli dhe Kupa. Unë, si një nga lojtaret kryesore, kam munguar, por si ekip kemi luftuar shumë dhe me meritë kemi arritur në finale të Kupës dhe plejofit. Ekipi i Vushtrrisë 70% përbëhet prej lojtareve të reja vendore. Fatkeqësisht klubin tonë e kanë përcjellur lëndime të shumta dhe kjo ka ndikuar që mos të jetë Vushtrria që ishte në fillim. Disa herë edhe fatin nuk e kishim në anën tonë, por kështu e ka sporti.

Unë kam patur një lëndim shumë të rëndë, këputje të ligamentit, që më ka kushtuar shumë mua dhe skuadrës. Në terapi jam përkushtuar maksimalisht, ndërsa jam kthyer shumë herët duke ndihmuar ekipin vetëm në penallti, por jo edhe në lojë. Jam kthyer për 6 muaj, si pak sportistë, që do të thotë se kam kryer fazën rehabilituese si është më së miri", ka thënë Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat