Trajneri që fitoi titullin e parë në pavarësim dhe të pasluftës në Kosovë, zbuloi edhe disa vajza 

Hendboll

Trajneri që fitoi titullin e parë në pavarësim dhe të pasluftës në Kosovë, zbuloi edhe disa vajza 

Nga: Kemajl Goca Më: 29 maj 2019 Në ora: 11:34
Ismet Jupa

Prof. Ismet Jupën e lidhin dy gjëra shumë të rëndësishme në sportin e hendbollit dhe që e bëjnë shumë krenarë, por edhe në anën tjetër që në vitin 1994 kishte zbuluar një grup vajzash, që i kishte bërë edhe hendbolliste e emra, si Vlora Jasharin, Lirije Muhaxherin, Jasemine Ahmetin, Safete Rifatin, Ganimete Shabanin etj. Bile prof. Jupa është krenar që kishte zbuluar këtë grup vajzash dhe që mësuan shumë nga ai. Prof. Jupa shpesh herë tregon se si arriti t'i tubojë këto vasha dhe t'i kyq në sport.  

Image

Kjo ka pak rëndësi, se sa prof. Jupa doli kampion me KH Kastriotin (meshkujt) menjëherë pas pavarësimit të sportit të Kosovës nga ai serbosllav në vitin 1991, pastaj edhe menjëherë pas luftës (1999-2000). Është njeriu që vlerësohet edhe si aset kombëtar në hendboll, i cili para një kohe botoi edhe monografinë e hendbollit ferizajas, që u vlerësua lartë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat