Ramadani publikon listën e lojtarëve kundër Polonisë dhe Gjermanisë

Hendboll

Ramadani publikon listën e lojtarëve kundër Polonisë dhe Gjermanisë

Më: 31 maj 2019 Në ora: 18:28
Pamje nga një ndeshje

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës në hendboll, Taip Ramadani ka publikuar listën me emrat e lojtarëve që do të paraqiten në dy ndeshjet e fundit të fazës së dytë kualifikuese për “Euro 2020”. Kombëtarja e Kosovës me 12 qershor e pret Poloninë, në ndeshjen që zhvillohet nga ora 20:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë dhe me 16 qershor nga ora 18:00 Kosova luan me Gjermaninë në Nurnberg. Kosova bënë pjesë në Grupin A, ndërsa kualifikimin prej këtij grupi tashmë e ka siguruar Gjermania.

Gjermania është e para me 8 pikë, kurse Izraeli është në vend të dytë me 4 pikë. Polonia e Kosova i kanë nga 2 pikë. Në muajin prill Kosova arriti sukses historik, duke fituar në Prishtinë ndaj Izraelit me rezultat 27:24. Suksesi synohet edhe ndaj Polonisë më 12 qershor, ndërsa pritjet janë për numër të madh shikuesish dhe për përkrahje për djelmoshat tanë. Ramadani ka ftuar 21 lojtarë për këto dy ndeshje, ndërsa numrin më të madh të lojtarëve i kanë Besa Famgas e Kastrioti. Janë ftuar edhe lojtarë nga Prishtina e po ashtu të klubeve të huaja.

Ramadanin në punën me kombëtare do ta ndihmojnë trajnerët Erhan Shahini, Veton Hajrizi dhe Enver Tahiraj. Grumbullimi i kombëtares bëhet më 7 qershor në Prishtinë. “Kështu pas përfundimit të garave në Superligë, koha është për ndeshjet e radhës të kombëtares. Ndeshjet e kombëtares vijnë pas përballjeve të forta të Besa Famgasit e Kastriotit, kurse paraqitje të forta të lojtarëve tanë priten edhe ndaj Polonisë në shtëpi dhe Gjermanisë si mysafirë”, thuhet nga Federata e Hendbollit e Kosovës.

Lista e lojtarëve:

Arbër Curri (Kastrioti), Kastriot Jupa (Besa Famgas), Florim Hoxha (SV Anzing Handball - Gjermani), Bashkim Gashi (LIF Lindersberg - Suedi), Lindrit Fetahu (Prishtina), Enis Kabashi (TG Landshut - Gjermani), Valon Dedaj (HSC Kreuzlinger - Zvicër), Lulzim Shabani (Kastrioti), Deniz Terziqi (Kastrioti), Amir Agushi (Prishtina), Oltion Beshiri (Prishtina), Egzon Gjuka (Besa Gamgas), Petrit Prekazi (Kastrioti), Albin Xhafolli (Hummersbach Gjermani), Luigj Quni (Pfadi Winterthur - Zvicër), Drilon Tahirukaj (Besa Famgas), Drenit Tahirukaj (Besa Famgas), Haris Berisha (Besa Famgas), Bujar Ramosaj (Besa Famgas), Jon Muqolli (Besa Famgas) dhe Rron Ramadani (Kastrioti).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat