Vardari e Veszpremi në finalen e madhe - Bota Sot
Vardari e Veszpremi në finalen e madhe

Hendboll

Vardari e Veszpremi në finalen e madhe

Më: 2 qershor 2019 Në ora: 12:17
Pamje nga një ndeshje

Vardari e Veszpremi në finalen e madheVardari i Maqedonisë së Veriut dhe Telekom Veszpremi i Hungarisë do të takohen në finale të EHF Ligës së Kampionëve për hendbollistë. Finalja e madhe e garës kryesore evropiane zhvillohet të dielen (sot) nga ora 18:00 në Kelln të Gjermanisë.
U luajtën ndeshjet e para të FINAL4 të Ligës së Kampionëve, përkatësisht gjysmëfinalet. Në gjysmëfinalen e parë u takuan Telekom Vespzprem dhe PGE Vive Kielce e Polonisë, ndërsa fitore shënoi Veszpremi me rezultat 33:30. P. Nenadiq udhëhoqi Veszpremin me 12 gola, ndërsa te Vive Kielce më efikasi ishte A. Dujshebaev me 6 gola. Ndeshja ishte e fortë dhe u zhvillua në atmosferë spektakolare para 19 mijë e 250 shikuesve.
“Lanxess Arena” në Kelln ishte e mbushur edhe për gjysmëfinalen e dytë në mes të Barcelona Lassa të Spanjës dhe Vardarit të Maqedonisë së Veriut. Fitore në ndeshjen e fortë shënoi Vardari me rezultat 29:27. Barcelona ishte në epërsi 16:9 pas pjesës së parë, por klubi nga Shkupi u kthye fuqishëm në pjesën e dytë. D. Kristopans me 10 gola ishte më efikasi te Vardari, kurse A. Gomez shënoi 9 gola për Barcelonën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...