Bajçinca, delegate e EHF-së në kualifikimet për Evropian - Bota Sot
Bajçinca, delegate e EHF-së në kualifikimet për Evropian

Hendboll

Bajçinca, delegate e EHF-së në kualifikimet për Evropian

Më: 4 qershor 2019 Në ora: 15:20
Bajçinca, delegate e EHF-së në kualifikimet për Evropian

Federata e Hendbollit të Kosovës e kishte përfaqësuesen e saj në turneun e fazës së parë të kualifikimeve për kampionatin evropian të hendbollisteve që mbahet në vitin 2020. Shqipe Bajçinca Brestovci ishte delegate e Federatës Evropiane të Hendbollit (EHF) në garën që prej të premtes deri të dielen është mbajtur në Veria të Greqisë. Profesoresha Bajçinca ishte delegate e EHF-së në të gjitha ndeshjet, së bashku me Vladimir Joviqin e Bosnjë-Hercegovinës. Anëtarja e FHK-së edhe një herë ka kryer punën si delegate me përkushtim maksimal dhe me sukses të plotë. Kështu Federata jonë vazhdon të përfaqësohet gjithnjë e më shumë me delegatë dhe gjyqtarë në ndeshje dhe gara të rëndësishme evropiane. 
Gjatë tri ditëve janë luajtur gjashtë ndeshje, ndërsa në fazën e parë kualifikuese për “Euro 2020” u paraqitën Greqia, Izraeli, Luksemburgu e Finlanda. Greqia i fitoi tri ndeshjet dhe kështu avancoi në fazën e dytë kualifikuese. 
Kombëtarja jonë e hendbollisteve për shkak të ngritjes në vitet e fundit nis kualifikimet direkt prej fazës së dytë, për herë të parë. Është në Grupin 3 së bashku me Gjermaninë, Slloveninë e Bjellorusinë. Ndeshjet e para vajzat tona i luajnë në fund të shtatorit. Ndeshja Sllovenia – Kosova luhet më 25 apo 26 shtator, ndërsa ndeshja Kosova - Gjermania luhet me 28 apo 29 shtator.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...