Prishtina fiton titullin e kampionit te juniorët - Bota Sot
Prishtina fiton titullin e kampionit te juniorët

Hendboll

Prishtina fiton titullin e kampionit te juniorët

Më: 4 qershor 2019 Në ora: 16:56
Prishtina fiton titullin e kampionit te juniorët

Prishtina ka festuar të dielen titullin e kampionit të Kosovës në hendboll në grupmoshën e juniorëve. Prishtina në finale të FINAL4 fitoi ndaj skuadrës pejane Besa Famgas me rezultat 29:25. Pas pjesës së parë Prishtina kishte epërsi prej katër golave poashtu, 12:8. 
Prishtina në gjysmëfinale të FINAL4, përkatësisht plejofit, e kishte mposhtur bindshëm Trepçën me rezultat 41:22. Ndërsa Besa Famgas në gjysmëfinale e mposhti Kastriotin e Ferizajt me rezultat 39:32.
Në finale në Pallatin e Rinisë dhe Sportit, u luajt ndeshje cilësore, ndërsa rezultati dëshmon që Prishtina kishte paraqitje më të mirë dhe fitoi titullin e kampionit. Te Prishtina e Besa Famgas luajnë shumë lojtarë që vlerësohen e ardhmja e hendbollit kosovar. Bëhet fjalë për gjeneratën që ka siguruar sukses historik, paraqitjen në botëror. A. Bajqinovci me 7 gola ishte më efikasi te Prishtina. 6 gola i realizoi A. Basholli, ndërsa 5 B. Abazi. Te Besa më efikasi ishte D. Tahirukaj me 9 gola. 8 gola i shënoi Y. Muqolli, ndërsa 4 J. Muqolli.
Besa Famgas – Prishtina 25:29 (8:12)
Besa Famgas: Thaqi, Mehaj, Mazreku, Vokshi, Shabi 3, Dukaj 1, Y. Muqolli 8, E. Vokshi, Tahirukaj 9, J. Muqolli 4, Mushkolaj, I. Thaqi, Delija, Blakaj
Prishtina: Beqiraj, Shahini 4, Hoxha 3, Abazi 5, Basholli 6, Bajqinovci 7, Visoka 2, Karabeg, D. Ramadani, M. Ramadani, Ademi 2, Kuleta, Batatina, Tahiri, Shefiri, Berisha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...