Kjo pemë do ta mbajë emrin KHF Istogu!

Hendboll

Kjo pemë do ta mbajë emrin KHF Istogu!

Më: 5 qershor 2019 Në ora: 13:17
Kjo pemë do ta mbajë emrin KHF Istogu!

Hendbollistet e kampiones së Kosovës, Istogu, kanë mbjell pemë për ditën botërore. Trajneri Faruk Shala, me hendbollistet Suzana Ujkiqi, Esma Muratoviqi etj, mbjellën pemën. 
“Sot për nder të ditës botërore të sportit në Prishtinë janë shënuar aktivitete të ndryshme, të organizuara nga komiteti olimpik i Kosovës, ku morën pjesë sportistet më të dalluara në vend, personalitete të ndryshme, përfaqësues të federatave përkatëse, artiste të skenës, filmit, kulturës, ministra e zëvendësministra dhe presidenti i vendit Hashim Thaçi. Hendbollin kosovar e përfaqësoj skuadra më e mirë në vend, fitues i kupës dhe kampion i Kosovës KHF Istogu edicioni: 2018/2019. Nga sot pema e mbjellur nga hendbollistet kampione të KHF Istogut në oborrin e Universitetit "Hasan Prishtina" do ta mbajë emrin e klubit të qytetit të Istogut "KHF Istogu" 
Shpresojmë që kjo pemë do të rritet dhe zhvillohet, të bëhet e madhe ashtu si u bë i madh KHF Istogu”, shkruan në faqen e Istogut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat