Thaqi fiton titullin dhe Kupën në Austri - Bota Sot
Thaqi fiton titullin dhe Kupën në Austri

Hendboll

Thaqi fiton titullin dhe Kupën në Austri

Nga: K. Goca Më: 8 qershor 2019 Në ora: 22:30
Ibish Thaqi

Ibish Thaqi kishte karrierë shumë të suksesshme si hendbollist, por shumë i suksesshëm po dëshmohet edhe si trajner.

Thaqi, që është nga Kosova por që jeton në Austri, ka fituar kurorën e dyfishtë këtë edicion. Ai ka udhëhequr skuadrën UHK Krems drejt titullit të kampionit të Austrisë e poashtu drejt Kupës së Austrisë.

Hendbolli në Austri ka nivel, ndërsa ky është një sukses i jashtëzakonshëm për Thaqin, që vazhdimisht ka pasur bashkëpunim të afërt me Federatën e Hendbollit të Kosovës.

Suksese tjera, edhe më të mëdha, priten nga Thaqi në vazhdim të karrierës së tij si trajner i hendbollit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...