Zhegra fiton titullin te pionierët

Hendboll

Zhegra fiton titullin te pionierët

Më: 9 qershor 2019 Në ora: 19:44
Zhegra fiton titullin te pionierët

Zhegra është larguar nga Superliga e seniorëve, por në fundjavë është dëshmuar sërish se hendbolli zhegras ka të ardhme të ndritur. Për herë të dytë rresht Zhegra e ka fituar titullin e kampionit të Kosovës në hendboll në grupmoshën e pionierëve. Ndeshjet përfundimtare të pionierëve janë luajtur në Gjilan. Të shtunën ishin çerekfinalet, ndërsa të dielen u luajtën gjysmëfinalet, ndeshja për vend të tretë dhe finalja.

Zhegra të shtunën në çerekfinale e mposhti Vëllaznimin, ndërsa të dielen në gjysmëfinale fitoi ndaj Besa Famgas me rezultat 31:20. Në gjysmëfinalen tjetër Prishtina e mposhti Sh. H. Besa Famgas me 29:8 dhe kështu kaloi në finale.

Finalja mes Prishtinës dhe Zhegrës ishte e fortë dhe dramatike. Pas pjesës së parë rezultati ishte 8:8. Në të dytën zhegrasit ishin më të mirë dhe fituan me rezultat24:22. Kështu Zhegra ka mbrojtur titullin e fituar para një viti.

Për vend të tretë u takuan Shkolla e Hendbollit Besa Famgas dhe Besa Famgas.Fitore shënoi Besa Famgas, përkatësisht ekipi i parë i pionierëve të klubit pejan.

Finalja

Prishtina – Zhegra 22:24 (8:8)

Prishtina: Karabeg, Kastrati, Tahiri 1, Ramadani 1, D. Ramadani 9, Havolli 6, Mjekiqi 4, Shabani 1, Vitija, Koliqi, Gjokaj, Haziri

Zhegra: Tahiri 3, Sadriu, Goçi, Shaqiri 3, Rexhepi 4, Demi, El. Shaqiri 8, Murseli 5, Kurexhaj, Fazliu, Sahiti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat