Kosova, gati për Poloninë

Hendboll

Kosova, gati për Poloninë

Më: 11 qershor 2019 Në ora: 10:59
Kosova, gati për Poloninë

Deniz Terziqi ishte më efikasi te Kombëtarja e Kosovës në ndeshjen e parë ndaj Polonisë të luajtur në tetor të vitit të kaluar si mysafir. Kosova e kishte humbur thellë atë ndeshje, por ka marrë mësimet e nevojshme prej saj. Me Gjermaninë ishte paraqitur dukshëm më mirë, ndërsa ndaj Izraelit në prill kombëtarja jonë arriti fitore historike. Prap Terziqi ishte prej më të dalluarve, ndërsa lojtari më i mirë në Kosovë për vitin 2018 është optimist para ndeshjes tjetër me Poloninë, që luhet të mërkurën nga ora 20.00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.
Kombëtarja jonë të premten ka nisur përgatitjet për ndeshjen e fazës së dytë të eliminatoreve për “Euro 2020”.
“Përgatitjet janë duke u zhvilluar mirë. Jemi duke ushtruar që të përgatitemi maksimalisht për ndeshjen me Poloninë. Loja në Poloni ishte për t’u harruar. Tani kemi synim që të tregojmë lojë të mirë dhe angazhim maksimal, njëjtë si ndaj Izraelit që kemi treguar. Presim që të kemi përkrahjen e publikut, që nuk ka munguar në ndeshjet tona në Prishtinë”, ka thënë Terziqi. Prej bekut mitrovicas priten golat e asistimet që kombëtaren e afrojnë me synimin e madh. Prej adhuruesve të henbollit pritet përkrahja për Terziqin dhe lojtarët tjerë të kombëtares tonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat