Polonisë i doli dardhë me bisht Kosova - Bota Sot
Polonisë i doli dardhë me bisht Kosova

Hendboll

Polonisë i doli dardhë me bisht Kosova

Nga: K. G. Më: 13 qershor 2019 Në ora: 10:33
Polonisë i doli dardhë me bisht Kosova

Polonia kishte ardhur me mentalitetin se pa ndonjë telashe do të kthehet me fitore nga Prishtina, por vetëm fati sportiv i shpëtoi nga humbja!  Kosova barazoi me rezultat 23:23, por fati ia ktheu shpinën në sekondat e fundit kur barazuan polakët 23:23, në ndeshjen e vlefshme të kualifikueseve për Euro 2020 në hendboll.   Kosova i doli dardhë me bisht polakëve.
“Këto janë disa prej sukseseve të fundit të Polonisë, që arriti barazim me shumë fat me Kosovën mbrëmjen e kaluar në Prishtinë:
Gjysmëfinaliste në Lojërat Olimpike RIO 2016
Vendi i dytë në botë në vitin 2007; vendi i tretë në vitet 2009 e 2015
Vendi i katërt në Evropë në vitin 2010; vendi i shtatë në vitin 2016. Polonia së fundi kishte ekip në FINAL4 të Ligës së Kampionëve.
Rritja e Kombëtares tonë është evidente, ndërsa nuk e vërejnë vetëm ata që nuk pranojnë të shohin realitetin. 
Kosova në Botërorin U21 dhe e denjë me superfuqitë e sportit”, shkruan në faqen e FHK-së.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...