Edi Kolgeci me mesazh të qartë

Hendboll

Edi Kolgeci me mesazh të qartë

Më: 14 qershor 2019 Në ora: 12:17
Edi Kolgeci me mesazh të qartë

Presidenti i klubit të hendbollit Prishtina (meshkujt), Edi Kolgeci, ka një mesazh të qartë për të gjithë.
“Sa më shumë investim në sport, shëndetësi, art e kulturë dhe teknologji informative për fëmijët dhe rininë tonë e bën këtë vend më të fortë. Me sport fëmijët bashkohen dhe kanë më shumë mundësi bashkëveprimi social.

Fuqizohen, inspirohen dhe motivohen individualisht si dhe ngrisin shëndetin mendor dhe fizik. Sporti na ndihmon të formësojmë KARAKTERIN dhe KRENARINË KOMBËTARE sikurse po ndodh me Majlindën dhe xhudistët, futbollistët, sportistë të tjerë e së fundmi hendbollistët U21 që u kualifikuan në kampionat botëror.

Këta fëmijë dhe këta të rinj meritojnë të ju ofrojmë kushtet në çdo lëmi e le të zhvillohen dhe formohen në shtetin e tyre para se të bëhet shumë vonë”, shkruan Edi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat