Sportistet reagojnë ashpër: Turp! Eu eu se paskemi pas ditë që nuk jemi qytetar të Gjakovës - Bota Sot
Sportistet reagojnë ashpër: Turp! Eu eu se paskemi pas ditë që nuk jemi qytetar të Gjakovës

Hendboll

Sportistet reagojnë ashpër: Turp! Eu eu se paskemi pas ditë që nuk jemi qytetar të Gjakovës

Nga: Kemajl Goca Më: 14 qershor 2019 Në ora: 13:46
Blerta Juniku

Hendbollistet e mirënjohura Albulena Basha dhe Blerta Juniku, janë të revoltuara dhe reagojnë ashpër që nuk u vlerësuan nga qyteti i Gjakovës. “Turp, ama një aplauz për ata që vlerësuan, sepse çdo herë kanë thënë i vlerësuari të vlerëson, kështu që nuk të vyen një mirënjohje nga një person që nuk din vlerësim dhe nuk ka kulturë. Është turp të vlerësojnë persona që nuk kanë njerëzim”, reagon ashpër Basha. Ndërsa Blerta habitet se si ndodhi kjo, duke shkruar në profilin e saj në facebook: “Eu eu se paskemi pas dite qe s'jemi qytetar t'Gjakovë ‘s, NDERI I QYTETIT - titull i ndjeshëm dhe më shumë domethënie e tash me duhet te shënoj referat.

Image

Albulena Basha në veprim

çështje e ndjeshme kur duhet dekoru dikënd me një çmim me peshë të madhe, mjerë ai/ajo që ka marrë mundin më e bërë përzgjedhjen sepse pakënaqësi gjithnjë ka pas por padrejtësi JO nuk lejohet. Menzi e pritem ditën e Çlirimit pa okupues por që me më thanë dikush që dhe mbas 20 viteve të papërgjegjshmit kanë me na (nën)vlerësu se kisha besu.
Po iu përmendi disa sportiste që kanë kontribu shumë pas luftës e ato janë: Vjollca Syla, Albulena Basha, Vlora Bakalli, Lirije Hana, Kimete Mazrekaj...na fal kënd e kam harru apo tash s’keni më nevojë e hajt a TURP.
Çdo padrejtësi që keni me e bë sidomos ndaj meje kam me e postu besa besa edhe me e TV-zu se u bo boll.
Urime Gjakovë datën e Çlirimit e mjerë ti për neve.

Image

Tash shijojeni një pjesë të vockël të karrierës sime që s’jam dekoru. Shikim të këndshëm. 14 vite me sport, 10 vite ndër 10 lojtaret më të mira në Kosovë, reprezentuese e Kosovës, një ndër të parat mbas luftës. Mbas 2 dekadash e para femër e zgjedhur sportiste e vitit në 2006 në Gjakovë, 2 herë pedagoge e Vitit. Më shumë se 1 dekadë mësimdhënëse dhe me triumfe të ndryshme edhe shoh që marrin mirënjohje disa disa".

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...