Saraçini: Sonte dëshmojmë përkushtimin dhe luajmë me zemër - Bota Sot
Saraçini: Sonte dëshmojmë përkushtimin dhe luajmë me zemër

Hendboll

Saraçini: Sonte dëshmojmë përkushtimin dhe luajmë me zemër

Më: 16 qershor 2019 Në ora: 10:17
Gjermania - Kosova

Presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini, i ka ofruar mbështetje të madhe Kombëtares tonë në prag të ndeshjes me Gjermaninë.

Ndeshja Gjermania - Kosova luhet sot nga ora 18.00 në Nyrnberg të Gjermanisë.

Palestra do të jetë e mbushur me shikues, kurse pritet të ketë edhe bashkëatdhetarë tanë. Presidenti Saraçini është i bindur se djemtë tanë prap do të luajnë mezemër, për ta përfaqësuar sa më mirë vendin. 

"Një ditë e rëndësishme për Kombëtaren tonë në hendboll. Sonte në Nyrnberg do të dëshmojmë përkushtimin, do të reflektojmë punën e madhe të ekipit dhe zemrën për ta përfaqësuar sa më mirë vendin. Rezultati është i rëndësishëm, fitorja na dërgon në Kampionatin Evropian, por shpirti dhe përkushtimi janë më se të nevojshme. Urime për angazhimin e deritashëm, suksese në ndeshjen me Gjermaninë. Mos u mërzitni sepse ju dhe hendbolli keni përkrahje të madhe. Ata që nuk dijnë të respektojnë sukseset e juaja, janë kalues të shpejtë në jetën shoqërore. Sonte keni përkrahjen e Kosovës", ka shkruar presidenti Saraçini.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...