Ramadani: Kemi shpenzuar shumë energji

Hendboll

Ramadani: Kemi shpenzuar shumë energji

Më: 18 qershor 2019 Në ora: 13:04
Ramadani: Kemi shpenzuar shumë energji

Selektori i Kosovës,  Taip Ramadani pas ndeshjes me Gjermaninë, tha se ka qenë ndeshje e vështirë.

“Patëm një start të dobtë, nuk isha i kënaqur me startin. Nuk e di nëse ishte frika nga ngjarja apo çka ishte, por asgjë nuk funksiononte si duhet. Në momentet kur depërtonim portieri gjerman na ndalonte gjuajtjet. Në pjesën e dytë lojtarët u kthyen në lojë dhe isha i kënaqur me angazhimin e tyre në pjesën e dytë. 
Patëm vështirësi në sulm dhe për këtë arsye vendosëm të sulmojmë me shtatë lojtarë duke nxjerrë portierin. Në këto moment filluam të depërtojmë pak më me lehtësi dhe filluam të angazhohemi shumë më shumë në mbrojtje. Ishte loja e fundit për ne gjatë kësaj kampanje dhe jam i kënaqur si e përfunduam lojën. 

Pas lojës patëm një bisedë të shkurtër me trajnerin gjerman dhe ai më tha se synimi i tyre ka qenë të na mposhtin më thellë se që kanë mposhtur Izraelin dhe të na shënojnë më tepër se 40 gola. Na komplimentoi për lojën tonë, për shpirtin luftarak dhe tha se ka vërejtur përmirësim jashtëzakonisht të madh në ekipin e Kosovës dhe na dëshirojë shumë sukses në të ardhmen. 

Lojtarët tanë nuk janë kthyer në formën e tyre normale nga loja me Poloninë. Kemi shpenzuar shumë energji dhe nuk patëm mjaft kohë për rikuperim. Kam shumë respekt për punën që kanë bërë lojtarët në këto dy ndeshje të fundit.

Kemi pasur mikëpritje të shkëlqyeshme nga Federata gjermane, na kanë respektuar shumë dhe atmosfera e organizimi ishin spektakolare. Na ka duartrokitur edhe publiku gjerman, ndërsa i falenderojmë edhe bashkëatdhetarët tanë që na ofruan përkrahje këtu në Gjermani", tha Ramadani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat