Muqolli: Do të dëshmojmë se kemi të ardhme të ndritur

Hendboll

Muqolli: Do të dëshmojmë se kemi të ardhme të ndritur

Më: 19 qershor 2019 Në ora: 12:01
Muqolli: Do të dëshmojmë se kemi të ardhme të ndritur

Kombëtarja U21 e Kosovës në hendboll po vazhdon përgatitjet për kampionatin botëror që mbahet në Spanjë prej 16 deri më 28 korrik. Kombëtarja po e zhvillon fazën e parë përgatitore në Banjë të Pejës. Kapiteni i kësaj grupmoshe, Jon Muqolli, ka thënë se vizioni dhe synimi për botëror është i qartë.

"Ekipi është pothuajse i kompletuar dhe me vizion e synim të qartë para kampionatit botëror që është një arritje shumë e madhe për ne. Do të garojmë me ekipet më të spikatura në botë, ndërsa është dashur mund e sakrificë për të arritur në këtë pikë.

Jemi kombëtare e re, por me zemër të madhe. Unë si kapiten dhe në emër të lojtarëve premtoj angazhim maksimal në përgatitje e në ndeshje, edhe pse do të kemi punë me superfuqi të hendbollit.

Do të japim maksimumin që të paraqitemi sa më mirë dhe ta prezantojmë Kosovën si shtet që ka të ardhme të ndritur në hendboll dhe jo vetëm", është premtimi i Jon Muqollit. Prej tij dhe të tjerëve Kosova pret shumë muajin tjetër. Ata kanë dëshmuar se munden.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat