Kosovës do t’i bashkohen hendbollistë dhe ekspertë të dëshmuar

Hendboll

Kosovës do t’i bashkohen hendbollistë dhe ekspertë të dëshmuar

Më: 21 qershor 2019 Në ora: 17:42
Kosovës do t’i bashkohen hendbollistë dhe ekspertë të dëshmuar

Rezultatet e shkëlqyeshme të arritura nga Kombëtaret e Kosovës, duke filluar nga Kombëtarja U21 që u kualifikua për Kampionatin Botëror “Spanja 2019” e që mbahet nga 16 deri më 28 korrik në Pontevedra e Vigo dhe po ashtu ndeshjet e fundit kualifikuese për EURO 2020 të Kombëtares A me Izraelin, Poloninë dhe Gjermaninë, treguan se hendbolli i Kosovës tani ka filluar ngritjen drejtë majave te hendbollit evropian dhe botëror.

Këtë po e bënë me hapa shumë të sigurtë. Selektori Taip Ramadani me stafin e tij në të gjitha grupmoshat, me angazhimin e tyre po bëjnë punë të madhe, por edhe hendbollistët po dëshmojnë se kanë talent, dije dhe sidomos angazhim dhe zemër për të arritur nivelin e duhur, duke tejkaluar shpesh herë edhe mundësitë e tyre reale.

Mirëpo, tani kur na presin sfida të reja, çdo ditë në adresën e FHK-së po lajmërohen hendbollistë dhe trajnerë eminent shqiptarë, të cilët tani më janë personalitete të hendbollit evropian.  

Hendbollistë si Besard Hakaj, Gzim Salihi, Dymal Kernaja, Armend Alaj (dy të parët nga ligat elite të Norvegjisë dhe Suedisë, kurse dy të fundit nga Bundesliga 2 dhe 3, plus Albin Xhafolli po ashtu nga Bundesliga 2) janë në fazën përfundimtare të marrëveshjes për t’iu bashkuar Kombëtares tonë dhe pritet të jenë me ne në eliminatoret për botërorin e ardhshëm.

Kurse me trajnerin e trofeshëm të Austrisë, Ibish Thaqin, pritet që bashkëpunimi të konkretizohet gjatë muajit korrik, ndërsa me Jasmin Zhutën në Geteborg, në fillim të korrikut do të bisedohet lidhur me mundësitë e angazhimit të tij në hendbollin tonë”, bëhet e ditur nga FHK-ja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat