Kosova me dy lojtarë në dhjetë golashënuesit më të mirë

Hendboll

Kosova me dy lojtarë në dhjetë golashënuesit më të mirë

Më: 23 qershor 2019 Në ora: 17:49
Valon Dedaj

Beku Deniz Terziqi dhe qendra Valon Dedaj janë shquar me efikasitet te Kombëtarja jonë në eliminatoret për “Euro 2020” që kanë përfunduar ditë më parë.

Terziqi ka shënuar plot 40 gola, ndërsa Dedaj 35 gola.

Me këto shifra të dy kanë zënë vend meritor në mesin e dhjetë golashënuesve më të mirë të eliminatoreve, që natyrisht është sukses i madh.

Terziqi renditet i katërti pas Andre Schmid të Zvicrës me 54 gola, Dean Turkoviq (Italia, 44 gola) dhe Kiril Lazarov (Maqedonia e Veriut, 43 gola). Dedaj është renditur në vendin e shtatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat