Të enjten e keni mundësinë të përmirësoheni a po jo?

Hendboll

Të enjten e keni mundësinë të përmirësoheni a po jo?

Nga: Edi Kolgeci Më: 25 qershor 2019 Në ora: 18:22
Edi Kolgeci

Shumica nga ju shumë keni qejf me u fotografuar me sportistë, sidomos kur arrijnë rezultate të mira në arenën ndërkombëtare. A e keni pyetur vehten çka keni kontribuar apo ndihmuar për sportin dhe të rinjtë në përgjithësi?! Kohëve të fundit të vetmit janë sportistët të cilët po shkaktojnë ose po na dhurojnë një lumturi dhe gëzim të përgjithshëm për të gjithë ne.

Medaljet e xhudistëve, fitoret e futbollistëve, kualifikimi në Kampionat Botëror në Spanjë të hendbollistëve U-21 e shumë e shumë të tjerë. Kush më shumë se shteti dhe qeveritarët duhet të kujdesen për sportin e rininë dhe qytetarët e saj në përgjithësi?! Nëse i analizoni statistikat e shteteve në rajon (e mos të flasim për BE) dhe i krahasojmë me Kosovë atëherë është evidente se më së paku buxhet ndahet për shtyllat kyqe që e bëjnë një shtet të fortë dhe me prosperitet sport, rini, shëndetësi, arsim e kulturë.  

Duhet të jemi të lumtur për arsye se jemi të suksesshëm duke ju falënderuar talentit dhe punës së individëve dhe ndihmave individuale të kompanive dhe njerëzve që ja dojnë të mirën rinisë dhe sportit. Nëse vazhdohet me këtë sistem dhe me këtë qasje ndaj sportit dhe rinisë shpejtë do të vjen edhe deri te demotivimi i të gjithëve sepse talenti dhe improvizimet nuk janë më të mjaftueshme.

Ndryshimet duhet të fillojnë nga sistemi arsimor ku sporti duhet të jetë më i përkrahur dhe nga aty të fitohet kultura dhe dashuria për sportin si dhe zbulimi i talentëve me të cilët do të punohet në të ardhmen. Me përkrahjen e sportit do të kemi rini më të shëndoshë dhe të edukuar dhe shtet më të fortë. Sa më shumë investime në infrastrukturë sportive e bërë me plan dhe analizë është investim i qëlluar për zhvillim më kualitativ të sportistëve dhe rinisë në përgjithësi.

Nëse vetëm dëshironi të fitoni pikë politike atëherë e keni mundësinë, por harroni fotot dhe takimet e kota e mundohuni që këtë ta arrini me angazhim dhe përkrahje të sinqertë sepse sportistët janë pjesë e shoqërisë dhe popullit e cila na promovon dhe na bënë krenar në botë edhe si shtet edhe si popull.

A ka më krenari dhe moment më emocionues se sa kur shohim flamurin tonë përmbi flamujve të shteteve më të forta botërore sikurse ndodhi tash me xhudisten tonë Majlinda Kelmendi. Sporti na ndihmon të formësojmë karakterin dhe krenarinë kombëtare. Kthjellunu, punoni e të jemi krenar me shtetin tonë. Shpresoj që keni shansë të përmirësoheni këtë të enjte. P.S. Mos mungoni në seancë.
Autori është presidenti i klubit të hendbollit Prishtina (meshkujt) - shkrimi është marr në profilin e tij

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat