Suzana Ujkiq: ‘Botën sot’ e uroj me zemër, një zë i fuqishëm i sportit shqiptar - Bota Sot
Suzana Ujkiq: ‘Botën sot’ e uroj me zemër, një zë i fuqishëm i sportit shqiptar

Hendboll

Suzana Ujkiq: ‘Botën sot’ e uroj me zemër, një zë i fuqishëm i sportit shqiptar

Nga: K. Goca Më: 26 qershor 2019 Në ora: 14:29
Suzana Ujkiq

Suzana Ujkiq, hendbolliste e Istogut, kampiones dhe fitueses së Kupës së Kosovës dhe anëtare e kombëtares së Kosovës, tha se “Bota sot” i kushton rëndësi të veçantë edhe sportit femëror dhe asnjëherë nuk e lë anash.

“‘Bota sot’ shkruan vazhdimisht për sportin femëror, veçmas për hendbollin femëror dhe është një krah i fuqishëm, që besa me shkrimet e saja shumë herë na motivon apo na elektrizon për të mirë para ndonjë derbit sportiv.

Shtjellon tema shumë interesante, raporton me saktësi.

‘Botën sot’ e uroj me zemër dhe i dëshiroj suksese e suksese të mëdha, sepse është një zë i fuqishëm i sportit shqiptar, që më bën edhe me krenare kur edhe ne sportistet shqiptare që jemi në Mal të Zi e kemi hapësirën në mediumin shumë të çmuar tuaj”, tha Suzana.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...