Fillon afati kalimtar në hendboll - Bota Sot
Fillon afati kalimtar në hendboll

Hendboll

Fillon afati kalimtar në hendboll

Më: 2 korrik 2019 Në ora: 11:13
Fillon afati kalimtar në hendboll

Ka filluar afati kalimtar në Federatën e Hendbollit të Kosovës. Bordi i Federatës së Hendbollit të Kosovës ka vendosur që afati i rregullt kalimtar për edicionin 2019\2020, të jetë i hapur prej 1 korrik deri më 15 korrik. 

Gjatë afatit lojtarët pos që mund të kalojnë prej klubit në klub, mund të marrin edhe statusin e lojtarit të lirë. Ata më pas mund të regjistrohen në klubet e reja deri më 15 tetor.

Ndërsa lojtarët që vijnë nga shtete tjera mund të regjistrohen edhe pas afatit kalimtar, përkatësisht deri në fund të shkurtit të vitit të ardhshëm. 

Në mbledhjen e fundit të mbajtur, Bordi i FHK-së ka vendosur edhe për fillimin e kampionatit të ri. Kështu Superliga në të dy konkurrencat do të fillojë më 14 shtator.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...