Istogu në ethe - Bota Sot
Istogu në ethe

Hendboll

Istogu në ethe

Më: 3 korrik 2019 Në ora: 14:57
Istogu në ethe

Me 16 korrik do të hedhet shorti për edicionin 2019-2020 në Kupa Evropiane në hendboll, përkatësisht në Kupën e EHF-së (EHF Cup) dhe Kupën Sfiduese (Challenge Cup). Besa Famgas do të garojë në Kupën e EHF-së për meshkuj.

Besa ka fituar titullin e kampionit. Kastrioti i Ferizajt do të garojë në Kupën Sfiduese. Kastrioti ka fituar Kupën te meshkujt.

Te hendbollistet, Istogu do të garojë në Kupën e EHF-së. Istogu ka fituar titullin e kampionit dhe Kupën e Kosovës.  

Më 9 korrik, Federata Evropiane e Hendbollit do të publikojë listën e të gjitha ekipeve pjesëmarrëse e poashtu ekipet bartëse për short. 

Është hera e fundit që garat evropiane organizohen me këtë sistem. Prej sezonit 2020-2021, gara që aktualisht njihet si Kupa e EHF-së do të transformohet në “European Handball League” me 24 ekipe që do të luajnë fazë grupore. Kupa Sfiduese do të riemërohet Kupa e EHF-së pas një viti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...