Petrova kurrë nuk e harron kur u takua para 27 viteve me Presidentin historik dr. Rugova - Bota Sot
Petrova kurrë nuk e harron kur u takua para 27 viteve me Presidentin historik dr. Rugova

Hendboll

Petrova kurrë nuk e harron kur u takua para 27 viteve me Presidentin historik dr. Rugova

Nga: Kemajl Goca Më: 4 korrik 2019 Në ora: 11:21
Petrova kurrë nuk e harron kur u takua para 27 viteve me Presidentin historik dr. Rugova

Ahmet Hysenaj – Petrova, e kujton si ditë të veçantë, shumë të ngrohtë dhe që nuk i fshihet kurrë nga kujtesa.

3 korriku i vitit 1992, ai u takua me Presidentin historik të Republikës së Kosovës, dr. Ibrahim Rugova. Pas 27 viteve e kujton me krenari at pritje madhështore nga Presidenti Historik. 

Image

Gazetën e asaj kohe, 3 korrik, e vitit 1992, "Bujku", e ruan me fanatizëm

Arkitekti i Pavarësisë së Kosovës e kishte pritur në rezistencën e tij Ahmet Hysenajn me delegacionin e KH Kastriotit. 
Hysenaj ishte kryetar i KH Kastriotit të Ferizajt dhe që arritën të jenë kampion të parë të Kosovës dhe fitues i Kupës së parë të Republikës së Kosovës.

Për këtë arsye Presidenti historik dr. Rugova i kishte pritur dhe përgëzuar për suksesin e dyfishtë, trofetë e parë në mevetësimin e sportit të Kosovës nga ai serbosllav. 

Petrova e kujton at ditë si të veçantë dhe i bëhet zemra mal, duke thënë “Ishim të parët nga klubet kolektive që na priti Presidenti Rugova në vitin 1992”. Gazetën e asaj kohe, 3 korrik, e vitit 1992, "Bujku", e ruan me fanatizëm apo siç thonë si sytë e ballit!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...