Po i hapi letrat ky njeri, dikujt do t’i dhemb keq koka në Kosovë!

Hendboll

Po i hapi letrat ky njeri, dikujt do t’i dhemb keq koka në Kosovë!

Nga: Kemajl Goca Më: 5 korrik 2019 Në ora: 13:28
Po i hapi letrat ky njeri, dikujt do t’i dhemb keq koka në Kosovë!

Heshtje që vret apo jo! Sigurisht një ditë do të shpërthejë dhe do t’i hap letrat, do të tregojë shumëçka për kohën mevëtësimit të sportit të Kosovës. 

Muhamet Kilaj, emër i respektuar në opinionin jo vetëm sportiv, një periudhë ka qenë në lidhjen e sporteve të Ferizajt, sekretar i KH Kastriotit (fillim viteve 90-ta), në kohëra më të vështira, që dikujt nuk ia ka mbajtur as prapanica që ti del përballë Serbisë shoveniste!

Deçanasi raportohet se i ka të gjitha letrat (procesmbajtëset) ose siç thonë në popull: Me dokument! Po i hapi letrat, dikujt do t’i dhemb fortë e keq koka në Kosovë! 

Kilaj, ish hendbollist i mirënjohur, ka luajtur në finalen e madhe të Marshall Titos në vitin 1979, por me Borcin e Ferizajnt atëkohë kishin humb në finale që u luajt në Banjallukë nga Borci i Banjullukës! Madje Kilaj ka qenë therë në sy për regjimin komunist po ashtu edhe për regjimin kriminal të Serbisë. 

Kilaj njihet për qetësi, por një ditë do t’i humb durimi dhe do t’i hap letrat, do t’i tregojë gjërat fije e për peri dhe për dikë do të jetë sikur një shpërthim bombe! Ky njeri di shumë gjëra në aspektin sportiv se si ka ardhur deri të mëvetësimi, sidomos te hendbolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat