Shabani pret paraqitje të dinjitetshme në Evropian

Hendboll

Shabani pret paraqitje të dinjitetshme në Evropian

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 10:23
Shabani pret paraqitje të dinjitetshme në Evropian

Selektori i ekipeve kombëtare të Kosovës në hendboll (femrat), Agron Shabani, është i kënaqur me punën që është bërë nga hendbollistet në Raiffeisen Kampin e mbajtur në Gjakovë e poashtu me përgatitjet që po bënë Kombëtarja U19. Kombëtarja U19 e hendbollisteve po përgatitet në Gjakovë për Kampionatin Evropian, Divizioni B, që mbahet në Lituani. 

Kosova U19 është në grupin A, ndërsa ndeshjen e parë e luan më 15 korrik ndaj Turqisë. Më 16 korrik takohet me Çekinë, ndërsa më 18 korrik me Ishujt Faroe. Më pas Kosova U19 ka edhe ndeshjet për plasman përfundimtar.

Selektori Shabani është me hendbollistet prej fillimit të kampit, ndërsa tani së bashku me trajnerin e grupmoshës U19, Faruk Shala dhe trajneren e portiereve, Valbona Rudaku, po vazhdojnë punën me Kombëtaren e kësaj grupmoshe. 
Shabani do të jetë me ekipet kombëtare U19 e U17 në Evropianët e kësaj vere. Evropiani i U17 mbahet në Itali gjatë muajit gusht.

“Me punën që kemi bërë së bashku me stafin jam shumë i kënaqur. Kemi punuar intenzivisht me dy grupe, çdo ditë nga gjashtë orë. Edhe pse ishte vapë e madhe, nuk jemi kursyer duke punuar. Mendoj se shumë vajza të reja dhe me perspektivë kanë marrë me vete përvojë të madhe dhe shumë risi në zhvillimin e talentit që e kanë”, ka thënë  Shabani.

Puna me Kombëtaren U19 ka filluar me të nisur kampi, ndërsa është vazhduar prej të dieles vetëm me këtë grupmoshë. Pra nuk është ndalur fare. Gjatë kampit është bërë seleksionimi i vajzave, ndërsa tani stafi i trajnerëve po punon për përgatitje të ekipit për kampionat evropian.

“Mendoj që duke iu falenderuar vajzave të cilat vijnë nga diaspora, por edhe atyre që karrierën e zhvillojnë në Kosovë, kemi mundësi që së paku të prezentohemi me dinjitet në Evropian. Të gjitha vajzat e ftuara nga trajneri Faruk Shala janë paraqitur në fazën përgatitore, por disa për fat të keq është dashur të largohen në momentin e fundit për shkak të provimeve pranuese që i kanë në fakultet më 15 korrik. Bëhet fjalë për Blerta Ahmetxhekajn dhe Yllka Shatrin që nuk do të udhëtojnë në Evropianin që mbahet në Lituani”, ka deklaruar Shabani.
Kombëtarja U19 të shtunën udhëton për në Lituani. Kurse Kombëtarja U17 evropianin e ka në Itali gjatë muajit gusht. 

“Për Kombëtaren U17 ishte grumbullimi i parë gjatë kampit. E kemi bërë seleksionimindhe jemi në formim të ekipit. Vajzat prap bashkohen në përgatitje para se të udhëtojmë në Itali. Janë disa vajza nga diaspora që kanë eksperiencë më të madhe dhe me to bashkohen disa vajza të talentuara nga ekipet tona. Por do të mundohemi maksimalisht për paraqitje të dinjitetshme”, ka përfunduar Agron Shabani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat