Kosova në Lituani

Hendboll

Kosova në Lituani

Më: 13 korrik 2019 Në ora: 11:35
Kosova në Lituani

Kapitenja e Kombëtares U19 të Kosovës në hendboll, Alberina Halitaj ka treguar se hendbollistet e reja janë të gatshme për paraqitje në kampionatin evropian, Divizioni B, që prej 15 korrikut mbahet në Lituani.

Kombëtarja jonë U19 udhëton të shtunën për në Lituani, ndërsa ndeshjen e parë e ka të hënën nga ora 15:00 kundër Turqisë. Të martën Kosova luan me Çekinë, kurse të enjten me Ishujt Faroe. Më pas janë edhe ndeshjet për plasman.

Kombëtarja të premten përfundon fazën përgatitore, ndërsa të shtunën udhëtoi për në Lituani, me shpresë për paraqitje të suksesshme.

“Nga 1 korriku jemi grumbulluar dhe jemi përgatitur maksimalisht. Kemi zhvilluar nga dy stërvitje në ditë, ndërsa përgatitjet kanë shkuar shumë mirë, pa ndonjë problem. Kemi punuar me selektorin Agron Shabani, trajnerin e Kombëtares U19, Faruk Shala dhe trajneren e portiereve, Valbona Rudaku.

Kemi analizuar edhe ndeshjet e kundërshtarëve dhe pritshmëritë janë pozitive. Në grup kemi edhe lojtare që luajnë në kampionate të vendeve skandinave, ku hendbolli është shumë i zhvilluar. Së bashku shpresojmë në rezultate pozitive.Qëllimi primar është që të përfaqësojmë shtetin tonë si është më së miri”, ka thënë kapitenja e U19, Alberina Halitaj. 

Rinesa Ukaj, Leonita Gashi, Zade Zymeri, Vlera Kelmendi, Alberina Halitaj, Drilona Rexhaj, Elisa Mulaj, Gresa Gashi, Lorena Matarova, Rina Rexhepi, Edona Radoniqi, Melisa Mulaj, Sara Rexhepi, Veronika Kastrati, janë lojtaret që do të udhëtojnë për në Lituani. Shtabi teknik përbëhet nga Agron Shabani, selektor, Faruk Shala trajner i U19 dhe Erlinda Hakaj, fizioterapeute.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat