Kosova dhe Serbia në një vend! Flamuri ynë valon në shtetin që s’e njeh Kosovën!

Hendboll

Kosova dhe Serbia në një vend! Flamuri ynë valon në shtetin që s’e njeh Kosovën!

Nga: Kemajl Goca Më: 14 korrik 2019 Në ora: 18:20
Kosova dhe Serbia në një vend! Flamuri ynë valon në shtetin që s’e njeh Kosovën!

Të martën e 16 korrikut, është ngjarje shumë e rëndësishme, fillon Kampionati Botëror U-21 në hendboll (meshkujt) që mbahet në Spanjë, ndërsa Kosova për herë të parë në histori është pjesë e kësaj ngjarje të madhe. 24 kombëtare kërkojnë më të mirën.

E veçanta është se Kosova dhe Serbia janë në një vend, në një garë madhore, ndërsa Flamuri i Kosovës do të valojë në shtetin që s’e njeh Kosovën, në Spanjë. Kjo është madhështore, sepse Kosova përfaqësohet në garën më të madhe, ku edhe Serbia e njeh shtetin tonë. 

Po ashtu edhe para çdo ndeshje do të intonohet himni i Kosovës.

Kosova do të garojë me të drejtat e plota si çdo kombëtare tjetër me të gjitha simbolet shtetërore dhe do të ketë trajtimin njësoj si fuqitë botërore. 

Në Botëror marrin pjesë 24 kombëtare: Kosova, Sllovenia, Serbia, Tunizia, Spanja, Japonia, SHBA, Egjipti, Koreja e Jugut, Suedia, Franca, Nigeria, Australia, Portugalia, Brazili, Hungaria, Kroacia, Bahreini, Islanda, Gjermania, Norvegjia, Danimarka, Kili dhe Argjentina.

Kosova është në grupin C me Portugalinë, Hungarinë, Kroacinë, Bahreinin dhe Brazilin. Të martën në orën 17:00 Kosova luan me Kroacinë në kuadër të grupit C.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat