Kampioni i Kosovës ndeshet me zviceranët

Hendboll

Kampioni i Kosovës ndeshet me zviceranët

Nga: Kemajl Goca Më: 16 korrik 2019 Në ora: 12:23
Kampioni i Kosovës ndeshet me zviceranët

Është hedhur shortit për garat evropiane në hendboll. Kampioni i Kosovës, Besa FamGas nga Peja, ka mësuar rivalin e rrethit të parë të EHF Cup dhe do të jetë mjaft i vështirë. 

Pejanët do të ndeshen me ekipin nga Zvicra, Pfadi Winterthur. 

Ballafaqimi i parë do të luhet në Pejë dhe ai i kthimit në Winterthur.

Pejanët kanë përvojë të mirë në garat evropiane, pasi që ka vite që marrin pjesë dhe pretendojnë të kalojnë këtë rreth.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat