Humbje e thellë e Kosovës

Hendboll

Humbje e thellë e Kosovës

Më: 16 korrik 2019 Në ora: 16:33
Humbje e thellë e Kosovës

Paraqitje shumë të zbehtë ka patur Kombëtarja U19 e Kosovës në hendboll (femrat) në ndeshjen e dytë në kampionatin evropian, Divizioni B, që po mbahet në Lituani.

Të martën Kosova U19 luajti me favoritin, Çekinë dhe pësoi humbje me rezultat të lartë, 32:10. Dallimi i madh u bë në pjesën e parë në të cilën te kombëtarja jonë nuk funksionoi asgjë. Kishte shumë gabime në pasime, goditje jo të suksesshme, ndërsa në mbrojtje u pranuan gola të lehtë. Kështu çeket e fituan pjesën e parë me rezultat 16:1.

Në pjesën e dytë angazhimi i vajzave tona ishte më i madh, por jo i mjaftueshëm për të evituar humbjen e lartë. 

Kanë ndikuar shumë faktorë në këtë humbje të lartë. Fondi i lojtareve është i limituar, për arsye shëndetësore dhe për shkak të obligimit të disa hendbollisteve në provimet pranuese në fakultet. Poashtu çeket kanë skuadër shumë cilësore dhe llogariten favorite për të fituar kampionatin në Lituani.

Ndeshjen e fundit në kuadër të grupit A, kombëtarja jonë e luan të enjten ndaj Ishujve Faroe. Është kjo edhe një ndeshje e vështirë për vajzat tona, që me ndeshje të nivelit të lartë besojmë se do të ngrisin nivelin dhe në të ardhmen do të kenë prezentim më të mirë. 

Kosova – Çekia 10:32

Kosova: Gashi, E. Mulaj 1, Zymberi, M. Mulaj 1, Radoniqi, G. Gashi, R. Rexhepi 1, Kastrasti 2, Matarova, Uka, S. Rexhepi 3, Kelmendi 2, Halitaj, Rexhaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat