Basholli: Tani na pret ndeshje tjetër e vështirë

Hendboll

Basholli: Tani na pret ndeshje tjetër e vështirë

Më: 18 korrik 2019 Në ora: 14:49
Basholli: Tani na pret ndeshje tjetër e vështirë

Kosova është gati për takimin me Hungarinë U-21, në kuadër të grupit C të kualifikueseve për Kampionatin Botëror në hendboll.

“Po rikuperohemi nga ndeshja me Kroacinë dhe në të njëjtën kohë po përgatitemi për ndeshjen ndaj Hungarisë, që e luajmë të enjten (sot) nga ora 20.00.

Vërtetë me Kroacinë jemi angazhuar maksimalisht dhe përkundër humbjes mendojmë se ishte debutim i suksesshëm për Kosovën në kampionate botërore në të gjitha sportet. Tani na pret ndeshje tjetër e vështirë me Hungarinë dhe në fushë do të dalim të përqendruar maksimalisht. Do të japim të gjithë maksimumin për të prezentuar ngjyrat e shtetit në mënyrën më të mirë të mundshme.

Të gjithë po na vlerësojnë për angazhimin dhe kështu do të jetë edhe nesër, luftë për çdo top”, ka deklaruar Atdhe Basholli, që ndaj Kroacisë ka luajtur ndeshjen më të mirë të tij me kombëtaren e Kosovës.

Kontributi i Bashollit si në mbrojtje ashtu edhe në sulm është vlerësuar lartë. Prej tij dhe të tjerëve pritet ndeshje tjetër me angazhim maksimal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat