Kosova para sfidës me Hungarinë

Hendboll

Kosova para sfidës me Hungarinë

Më: 18 korrik 2019 Në ora: 15:01
Kosova para sfidës me Hungarinë

Impresive e ka vlerësuar Federata Ndërkombëtare e Hendbollit paraqitjen debutuese të Kosovës në kampionatin botëror. Kosova U21 të martën humbi nga Kroacia me rezultat 23:17 në kampionatin botëror të juniorëve që po mbahet në Spanjë. 

Tani fokusi i kombëtares tonë është kthyer te ndeshja e dytë në grupin C, që e luajmë të enjten nga ora 20:00 ndaj Hungarisë në Pontevedra.

Hungaria poashtu është skuadër shumë cilësore, por djemtë tanë të frymëzuar nga paraqitja e mirë me Kroacinë, premtojnë maksimumin.

Të mërkurën në mëngjes kombëtarja e juniorëve ka zhvilluar një stërvitje dhe kështu ka nisur përgatitjet për ndeshjen e dytë në botëror. Me shumë rëndësi është edhe rikuperimi i lojtarëve pas ngarkesës së madhe në takim me Kroacinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat