Kosova U21 humb edhe ndeshjen e tretë në botëror - Bota Sot
Kosova U21 humb edhe ndeshjen e tretë në botëror

Hendboll

Kosova U21 humb edhe ndeshjen e tretë në botëror

Më: 19 korrik 2019 Në ora: 18:30
Kosova U21 humb edhe ndeshjen e tretë në botëror

Përkundër startit shumë të mirë, Kosova U21 ka humbur edhe ndeshjen e tretë në kampionatin botëror të juniorëve. Në Pontevedra të Spanjës, kombëtarja jonë humbi nga Portugalia me rezultat 32:21. Djemtë tanë filluan mirë ndeshjen dhe krijuan epërsi 4:1.

Por portugezët u kthyen shpejtë dhe krijuan epërsi që e mbajtën deri në fund të pjesës së parë, që përfundoi me rezultat 16:10. Në pjesën e parë nuk mungoi angazhimi, por na kushtuan gabime të shumta teknike e poashtu gjuajtje të pa selektuara. Por në shprehje erdhi edhe cilësia e portugezëve dhe përvoja e tyre në këtë nivel garash. Pjesa e dytë kishte ritëm më të ultë dhe fitorja e portugezëve nuk ishte në dyshim. 

Është hera e parë që një kombëtare e Kosovës luan në botëror. Ndeshje si kjo u shërbejnë djemve për të fituar përvojë, por poashtu për të parë se çka kërkohet për sukses në nivel të lartë.

Tani na presin edhe ndeshjet me Brazilin, të dielen, dhe me Bahrejnin, të hënën, me shpresë për paraqitje të mira dhe sukses. Por në botëror nuk ka ndeshje të lehtë dhe për këtë janë të vetëdijshëm djemtë tanë. Kosova U21 ka marrë biletën e fundit për botëror dhe secili sukses do të jetë historik.

Portugalia - Kosova 32:21

Kosova: Luzha 1, Gubetini, Dugolli 1, Abazi 1, Bajqinovci, Shabani, Avdulli 2, Tahirukaj 3, Mustafa, Beqiraj, Muqolli 7, Xhafolli 2, Basholli 2, Halili 1, Dalladaku.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...