Lëmsh të Vëllaznimi

Hendboll

Lëmsh të Vëllaznimi

Nga: K. G. Më: 23 korrik 2019 Në ora: 12:30
Lëmsh të Vëllaznimi

Lëmsh është te klubi i hendbollit Vëllaznimi nga Gjakova në konkurrencën e meshkujve. Klubi është as në tokë dhe as në qiell, të cilit i duhet ndihmë në këto momente më të vështira.  Në komunikatën e klubit thuhet se tërhiqet kryesia.

“Tërhiqet kryesia e KH Vëllaznimit! Edhe ne kuvendin e tretë për këtë vit, nuk u arrit që të përzgjedhët një udhëheqësi e re për KH Vëllaznimin.

Duke marrë parasysh që në fillim të vitit nuk pati kandidaturë për kryesi të re të klubit, ku kjo përgjegjësi iu delegua një grupi vullnetarësh deri në përfundim të kampionatit 2018/19, e cila deri me sot me plot peripeci përmbylli kampionatin me rezultate shumë pozitive duke arritur në fazën play-off dhe mundësinë për të marrë pjesë në garat europiane (ku fatkeqësisht nuk patëm përkrahje të mjaftueshme për të marrë pjesë), as sot nuk u arrit që të ketë një kandidaturë e cila do të udhëheq klubin me traditë në hendbollin kosovar, me çka kryesia e deritanishme vendosi që të japë dorëheqje të parevokueshme dhe të dorëzojë raportet, dokumentet dhe asetet e klubit tek organet komunale përkatësisht pranë Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport.

Dëshirojmë të falënderojmë të gjithë lojtarët, trajnerët, punëtorët sportiv, miqtë, donatorët, sponsorët dhe tifozët e klubit të cilët përkrahen klubin. Shpresojmë në suksese më të mëdha për klubin tonë”, thuhet nga kryesia e tërhequr!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat