Kosova kërkon fitore ndaj Argjentinës

Hendboll

Kosova kërkon fitore ndaj Argjentinës

Më: 23 korrik 2019 Në ora: 15:48
Avdulli

Barazimi ndaj Bahrejnit ka ndikuar që atmosfera në kombëtaren e juniorëve të jetë edhe më e mirë.

Kombëtarja të martën paradite ka zhvilluar stërvitje në Pontevedra dhe është e gatshme për ndeshjen me Argjentinën që e luajmë të mërkurën nga ora 9.45. Rinor Avdulli ka treguar formë në Spanjë, ndërsa ndaj Bahrejnit shënoi dy golat e fundit.

"Stërvitja shkoi mirë dhe atmosfera po shkon vetëm duke u përmirësuar. Të gjithë lojtarët e dijmë se çka mundemi dhe presim fitore me angazhim të madh ndaj Argjentinës.

Duam të mposhtim Argjentinën dhe të luajmë më pas për vendin 21. Pas barazimit, do të japim maksimumin për fitoren e parë në botëror", ka deklaruar Avdulli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat